Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosjeje të raportuar në Prishtinë.
Sipas njoftimit, më 30 gusht, në stacionin policor janë paraqitur dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët kanë deklaruar se një ditë më herët kanë pranuar kërcënime përmes telefonit nga një person i dyshuar.
I dyshuari është intervistuar nga Policia, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
