DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i shqetësuar rreth aktgjykimit të Speciales

18 Shtator 2026
A A
Iniciativa Studentore “Fehmi Agani” organizon marshim në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë
Share on Facebook

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe indinjatë nga aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të shpallur nga Dhomat e Specializuara më 16 shtator 2026.

Në një deklaratë, Këshilli thotë se procesi që çoi në këtë aktgjykim kërkon shqyrtim kritik, duke përmendur kohëzgjatjen e jashtëzakonshme të paraburgimit dhe procedurave, strukturën e veçantë të Dhomave të Specializuara, si dhe përdorimin e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” dhe të konkluzioneve rrethanore për përcaktimin e përgjegjësisë individuale.

Sipas Këshillit, këto çështje ngrenë pyetje serioze për procesin e rregullt gjyqësor dhe proporcionalitetin, ndërsa shprehet se nuk është bindur se standardi i fajësisë përtej dyshimit të arsyeshëm është përmbushur.

“Kosova pranoi një mekanizëm të jashtëzakonshëm gjyqësor në emër të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratë.

Këshilli vlerëson se populli i Kosovës është i zhgënjyer që Dhomat e Specializuara nuk kanë përmbushur pritjet për drejtësi, rigorozitet të provave dhe integritet gjyqësor.

Në deklaratë kujtohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u shfaq pas viteve të represionit, përndjekjes dhe dhunës ndaj popullit të Kosovës, në një luftë për mbijetesë dhe liri që përfundimisht çoi në ndërhyrjen ndërkombëtare.

“Vendimi u shpall ‘në emër të popullit të Kosovës’, por reagimi i gjerë në Kosovë ka qenë i qartë dhe ne e ndajmë atë: Jo në emrin tonë”, thuhet më tej.

Këshilli kërkon një shqyrtim rigoroz në apel të arsyetimit juridik dhe standardeve të provave të aplikuara në këtë rast, si dhe u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të shqyrtojnë nga afër fazat e mbetura të procesit.

Në fund, Këshilli u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë me qetësi, dinjitet dhe përmbajtje, duke theksuar se zërat duhet të dëgjohen në mënyrë të qartë dhe paqësore.

“Këshilli qëndron me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin dhe familjet e tyre”, thuhet në deklaratë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com