DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Këta janë të dyshuarit në mega-aksionin e DKKO-së dhe Krimeve të Rënda

1 Korrik 2026
A A
Këta janë të dyshuarit në mega-aksionin e DKKO-së dhe Krimeve të Rënda
Share on Facebook

Një mega-operacion i zhvilluar të mërkurën nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka goditur një grup të dyshuar kriminal që dyshohet se ishte i përfshirë në shpëlarje parash, kontrabandë me derivate të naftës, shmangie nga tatimi dhe vepra të tjera të rënda penale.

Sinjali mëson se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit: Gazmend Quni, Skender Kelmendi , Faruk Mazrek, Naser Morina, Korab Visoka, Dashnim Miftari , Muhamet Mazrek, Fatmir Visoka, Adem Morina, Feriz Mazrek, Nysret Bajraktari

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë bastisur 21 lokacione të ndryshme.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera materiale.

Autoritetet kanë sekuestruar gjithashtu 301 euro në kartëmonedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit ngarkohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, përdorimit të dokumenteve të rreme lidhur me tatimin dhe shmangies nga tatimi.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se grupi kriminal ka përdorur dokumente të rreme tatimore dhe ka realizuar shitje e transaksione fiktive me derivate të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 470)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com