Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të vlefshme për datën 8 maj 2026.
Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimet maksimale të lejuara që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë si vijon:
Nafta (dizel): 1.67 euro për litër;
Benzina: 1.52 euro për litër;
Gas: 0.81 euro për litër.
MINT-i njofton se këto çmime janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes së derivateve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Çdo tejkalim i këtyre çmimeve konsiderohet shkelje e ligjit dhe qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo parregullsi.
Për çdo ankesë apo vërejtje lidhur me çmimet e derivateve, konsumatorët mund të drejtohen në adresën elektronike [email protected] ose të telefonojnë pa pagesë në numrin 0800 11000.
