DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KFOR: Planet e Qeverisë për dy urat e reja në Mitrovicë jashtë kompetencës sonë, vazhdojmë prezencën fikse mbi Urën kryesore të Ibrit

21 Qershor 2025
A A
KFOR: Planet e Qeverisë për dy urat e reja në Mitrovicë jashtë kompetencës sonë, vazhdojmë prezencën fikse mbi Urën kryesore të Ibrit
Share on Facebook

Misioni i KFOR-it në Kosovë po e konsideron si jashtë kompetencave të tij, çështjen që lidhet me paralajmërmimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë, për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, paralel me Urën e vjetër në Mitrovicë.

“Lidhur me pyetjet tuaja, çështja që ngritët është jashtë kompetencës së KFOR-it. Prandaj, ju referojmë institucioneve përkatëse për çdo koment”, ka thënë një zëdhënës i KFOR.

Megjithtë, KFOR sqaron se trupat e tyre do të vazhdojnë të mbajnë prezencën fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përrreth, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

“KFOR-i mban një prani të fiksuar në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt”, ka shtuar tutje ky zëdhënës.

Lidhur me pjesën Veriore të Mitrovicës dhe pjesët tjera nëpër të gjithë Kosovën, KFOR potencon se vazhdojnë të kenë një prezencë ushtarake të dukshme dhe fleksibile dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes”, përfundon përgjigja për Gazetën Express nga Zyra për Media.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com