DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kina ngre alarmin: “Liqeni i ri” rrezikon të shkaktojë një tjetër përmbytje në Nepal

31 Gusht 2026
A A
Kina ngre alarmin: “Liqeni i ri” rrezikon të shkaktojë një tjetër përmbytje në Nepal
Share on Facebook

Kina ka paralajmëruar për rrezik të lartë që liqeni i formuar pas rrëshqitjeve të dheut pranë kufirit mes Nepalit dhe Tibetit të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë një përmbytje tjetër.

Liqeni u krijua pasi materialet e rrëshqitjeve bllokuan rrjedhën e lumenjve Chhochen Khola dhe Purepu Tsangpo. Deri të premten, në të ishin grumbulluar rreth 2.5 milionë metra kub ujë, ndërsa sasia pritet të rritet për shkak të reshjeve.

Alarmi është ngritur vetëm disa ditë pas përmbytjeve të fuqishme që goditën rajonin, duke shkaktuar qindra viktima dhe persona të zhdukur. Shkencëtarët dyshojnë se katastrofa u shkaktua nga shembja e një akullnaje, e cila solli sasi të mëdha uji dhe mbetjesh në rrjedhën e lumit.

Autoritetet kineze kanë pezulluar përkohësisht operacionet e kërkim-shpëtimit në disa zona. Ndërkohë, ekipet inxhinierike po e monitorojnë me dronë nivelin e ujit dhe gjendjen e liqenit.

Ekspertët paralajmërojnë se dalja e liqenit nga shtrati mund të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje të reja të dheut. Megjithatë, ekziston mundësia që uji të shkarkohet gradualisht në mënyrë natyrore, duke shmangur një katastrofë tjetër.

Në anën nepaleze, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg lumenjve Bhote Koshi dhe Trishuli, për shkak të rrezikut nga bllokimet dhe përmbytjet e mëtejshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com