DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kinematografia spanjolle në zi: Vdes në moshën 42-vjeçare aktorja e njohur, Verónica Echegui

26 Gusht 2025
A A
Kinematografia spanjolle në zi: Vdes në moshën 42-vjeçare aktorja e njohur, Verónica Echegui
Share on Facebook

Një lajm i rëndë ka tronditur botën e kinemasë në Spanjë. Aktorja e njohur Verónica Echegui ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Mediat spanjolle raportojnë se ajo vdiq të dielën (24 gusht 2025) në një spital të Madridit, pas një beteje private me sëmundjen.

Echegui ishte një nga figurat më të dashura të ekranit iberik, me një karrierë 18-vjeçare ku spikati në mbi 30 filma dhe seriale televizive.Fama e saj nisi me filmin “I Am Juani” (2006), që u bë një trampolinë për suksesin e saj. Vetëm dy vite më pas, ajo luajti në “My Prisoner’s Yard” (2008) nën regjinë e Belén Macías dhe prodhuar nga Pedro Almodóvar.

Në vitin 2009, Echegui kaloi kufijtë spanjollë me rolin në filmin britanik “Bunny and the Bull”, ndërsa në Hollywood u shfaq në thrillerin “The Cold Light of Day” (2013) krahas yjeve si Sigourney Weaver dhe Bruce Willis.Së fundmi, ajo ishte pjesë e projekteve ndërkombëtare si seriali “Fortitude” në Amazon Prime dhe komedia romantike “Book of Love” (2022), ku luajti përballë aktorit Sam Claflin.

Në gusht 2023, aktorja xhiroi për Apple TV+ serialin “Love You To Death”, ku kishte rolin e Martës, një grua shtatzënë që rikthehet tek miku i saj i fëmijërisë pas një diagnoze të rëndë me kancer. Në atë kohë, ajo kishte reflektuar për jetën dhe vdekjen:Seriali bën shumë pyetje për vdekjen dhe jetën, sepse është e pamundur të flasësh për vdekjen pa folur për jetën dhe mënyrën se si e jeton atë. Mendoj se vetëm njerëzit që të duan me të vërtetë kanë guximin të të thonë: ‘A e ke menduar nëse kjo është e duhura? Je i lumtur kështu apo jo?’”, pati thënë ajo.Echegui kishte lindur në Madrid në vitin 1983. Pas braktisjes së studimeve për sociologji, ajo ndoqi pasionin e saj për aktrimin në Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik. Fillimisht u shfaq në seriale televizive, por shumë shpejt u bë një emër i madh i kinemasë spanjolle.

Lajmi për vdekjen e saj ka sjellë reagime të shumta nga politika dhe arti.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha:Jam thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Verónica Echegui, një aktore me talent dhe përulësi të jashtëzakonshme që na la shumë herët. Përqafim të sinqertë në këto momente kaq të vështira për familjen dhe miqtë e saj”.

Ndërsa aktori i njohur Antonio Banderas u shpreh në rrjetin X:

“Sot kinemaja spanjolle është në zi për ndarjen nga jeta të Verónica Echegui. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e saj”.Edhe Unioni i Aktorëve dhe Aktoreve të Spanjës e nderoi Echeguin, duke e cilësuar si një aktore të dashur dhe një zë të rëndësishëm për kinemanë spanjolle.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 250)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com