DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Klinaku: Postimi im ende qëndron, nuk ka vepër penale

3 Shtator 2025
A A
Klinaku: Postimi im ende qëndron, nuk ka vepër penale
Share on Facebook

Pas seancës së shqyrtimit fillestar, i akuzuari Faton Klinaku tha para mediave se nuk sheh elemente të veprës penale në aktakuzën që rëndon mbi të, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se postimi i tij në rrjetin social Facebook, i bërë para dy vitesh, vazhdon të qëndrojë online dhe se nuk ka arsye për ta fshirë.

“Ju e dini që kam kërkuar edhe vetë atë përballje. Sa i përket aktakuzës konsideroj që kurrfarë vepre penale nuk ka. Dhe postimin tim që ka qenë i përsëritur figuron ende, para dy vitesh që e kam postuar në Facebook edhe nuk e heq sepse nuk ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë si pjesëtarë të UÇK-së, kemi luftuar që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin tonë të drejtësisë, prandaj është obligim i secilit qytetar që t’i përgjigjet. Procesi gjyqësor tash do të vazhdojë, përmes avokatit ne do të bëjmë kërkesën për hudhje të aktakuzës”, tha Klinaku.

Në anën tjetër, Nuredin Selmani tha se kryeministri Kurti nuk duhet të frikësohet nga ai, por nga historia.

“Albin Kurti të mos ka frikë nga unë, por të frikësohet nga historia që një ditë do ta dënojë historia e popullit shqiptar. Ky ‘tuc’ duhet të lajmërohet çdo herë në Prokurori, t’i përgjigjet prokurorisë sepse duhet me dhënë përgjegjësi për paratë e shtetit, paratë e këtij populli kah po shkojnë”, tha Selmani.

Klinaku dhe Selmani akuzohen për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 225)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com