DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Klinika e Pediatrisë së vjetër në QKUK tash e 24 orë pa rrymë, ankohen prindërit – flasin nga QKUK

15 Shkurt 2025
A A
Klinika e Pediatrisë së vjetër në QKUK tash e 24 orë pa rrymë, ankohen prindërit – flasin nga QKUK
Share on Facebook

Klinika e Pediatrisë së vjetër në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës ka gati 24 orë që ka mbetur pa rrymë. Si pasojë e kësaj, në këtë klinikë nuk po funksionojnë as ngrohjet e as aparaturat shëndetësore.

Nëna e një fëmije që po trajtohet në këtë klinikë, ka thënë për Sinjalin se ka disa fëmijë që janë të shtrirë në këtë klinikë, por asnjë pajisje dhe as ngrohjet nuk po funksionojnë.

Ajo ka theksuar se është shumë e shqetësuar pasi fëmijën e ka dërguar për t’u shëruar, ndërsa nga i ftohti dhe mungesa e trajtimit adekuat mund të sëmuret akoma më shumë.

Sipas saj, nuk ka asnjë përgjigje nga stafi në QKUK në lidhje me mungesën e energjisë elektrike.

“Vetëm na kanë thënë se po e rregullojnë…”, është shprehur ajo.

Ndërkaq, nga QKUK kanë thënë se mungesa e rrymës ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së rrjetit energjetik.

“Energjia elektrike u ndërpre mbrëmë në oborrin e vjetër dhe të ri të Klinikës së Pediatrisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik, por falë angazhimit maksimal dhe reagimit të shpejtë të stafit kujdestar, ekipeve teknike dhe gjithë personelit të QKUK-së, u aktivizuan menjëherë gjeneratorët emergjent, duke siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për pajisjet jetike.

Rreth orës 23:15, furnizimi me energji elektrike u rikthye plotësisht në ndërtesën e re të Pediatrisë, ndërsa për ndërtesën e vjetër, puna po vazhdon për rikthyer funksionalitetin e plotë të rrymës dhe ngrohjes”, kanë thënë nga QKUK.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 388)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com