DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët

8 Nëntor 2026
A A
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Share on Facebook

Lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka marrë 4.769 vota në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke siguruar 10 nga 29 mandatet, sipas rezultateve preliminare.

Kështu ka bërë të ditur Shaip Kamberi, i cili përmes një postimi ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që morën pjesë në votime.

Ai ka uruar Rexhepin dhe ekipin e Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën, ndërsa ka njoftuar se do të nisin menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Do t’i nisim menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione”, thuhet ndër të tjera në postimin e Kamberit.

Postimi:

DOLËM TË PARËT! 🇦🇱
Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, e udhëhequr nga Enkel Rexhepi, mori 4.769 vota. Këto vota na japin 10 nga 29 mandatet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Faleminderit qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që dolën në votime dhe secilit që na dha besimin. Urime Enkelit dhe gjithë ekipit të Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën!
Do t’i nisim menjëherë bisedimet me listat e tjera për konstituimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Këshilli ka për detyrë t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të punojë për shkollën e librin shqip, për kulturën tonë dhe për përdorimin e gjuhës shqipe në institucione.
Me Besë e me Zemër! 🇦🇱
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com