DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kolona kilometrike në Jarinjë e Merdarë, pritjet në kufi deri në katër orë

25 Tetor 2026
A A
Kolona kilometrike në Jarinjë e Merdarë, pritjet në kufi deri në katër orë
Share on Facebook

Pritje të gjata dhe kolona kilometrike automjetesh janë regjistruar të dielën në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, ku udhëtarët po përballen me vonesa deri në katër orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), situata më e rënduar paraqitet në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ku pritjet në dalje nga Kosova arrijnë deri në katër orë, ndërsa kolona e veturave është e gjatë rreth 3.5 kilometra.

Edhe në hyrje të kësaj pike kufitare, pritjet arrijnë deri në tri orë.

Vonesa të konsiderueshme janë raportuar edhe në Merdarë. Për të dalë nga Kosova, udhëtarëve u duhet të presin nga 90 deri në 120 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në tre kilometra. Në hyrje të kësaj pike, pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta.

Sipas raportimeve, fluksi i shtuar i automjeteve lidhet me zgjedhjet në Serbi, për të cilat qytetarë nga komuniteti serb në Kosovë kanë udhëtuar për të votuar.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, përfshirë Vërmicën, Hanin e Elezit, Kullën dhe Glloboqicën, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara, me pritje prej tri deri në pesë minuta.

Të dhënat për pritjet dhe kolonat mund të ndryshojnë gjatë ditës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 116)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (490)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com