DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komandanti i KFOR-it: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, vitale për të parandaluar përshkallëzime

11 Dhjetor 2025
A A
Komandanti i KFOR-it: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, vitale për të parandaluar përshkallëzime
Share on Facebook
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, tha se komunikimet rregullta me ushtrinë serbe janë të rëndësishme për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm. Ulutash i bëri këto deklarata pas vizitës në Serbi, ku u takua me kreun e ushtrisë serbe, gjeneralin Millan Mojsilloviq. “Komunikimet e rregullta dhe të hapura mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë janë vitale për të adresuar zhvillimet e rëndësishme dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm të përshkallëzimit me kohë, në mënyrë të duhur, transparente dhe konstruktive. Në javët dhe muajt në vijim, unë do të bëj pjesën time për t’u siguruar që të vazhdojmë t’i shfrytëzojmë sa më mirë këto komunikime të rregullta”, tha Ulutash përmes një deklarate. Edhe gjatë mandatit të parë të tij në krye të KFOR-it, Ulutash kishte vizituar Beogradin. Ulutash e falënderoi për mikpritjen Mojsilloviqin me të cilin, tha se “veçse kam zhvilluar një bashkëpunim të hapur dhe frytdhënës gjatë mandatit tim të parë në krye të KFOR-it. Mezi pres të takohem sërish me të, së shpejti”. Kreu i KFOR-it tha se misioni është i angazhuar për të ofruar siguri që “mundëson krijimin e kushteve të nevojshme për dialog politik”. “NATO – përfshirë përmes punës së përditshme të KFOR-it – vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës dhe Beogradit, si kornizë për të adresuar çështjet e mbetura me qëllim që të përfitojnë të gjithë njerëzit”, tha Ulutash. Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, gjatë një takimi më 31 mars me Peter Sorensenin, përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serb Sipas gjeneralmajorit Ulutash tha se ky mision për çerekshekulli ka luajtur rol kyç në mirëmbajtjen e paqes dhe duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët në Kosovë. Siguria në rajon, sipas gjeneralmajorit turk është e lidhur me sigurinë e Evropës dhe në mbarë zonë euroatlantike. Gjeneralmajori turk u rikthye në drejtimin e KFOR-it në muajin tetor. Mandati i parë njëvjeçar i Ulutashit në krye të KFOR-it nisi në tetor të vitit 2023 dhe përfundoi në tetor të vitit pasues. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX. KFOR-i, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. Në KFOR aktualisht janë mbi 4 mijë paqeruajtës nga vende të ndryshme të botës.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 934)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com