Ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj, është përballur me një koment fyes nga ish-polici serb i ish-Jugosllavisë, Milinko Babovic.
Haradinaj kishte publikuar një video në Facebook, përmes së cilës kërkoi lirinë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në komentet e videos, Babovic ka fyer Haradinajn dhe luftën çlirimtare.
“O muti Glodjanit ne ko te lyftes ski guxu me dal prej shpatinave Grgocit zbarlanicit zabelji e te tjer ele ti i thu vetit trim ki vra olec e plaka nwper lymarl ele Ratis te djoh shum mire kus je ti me Ramushin e te tjer”, ka shkruar Babovic.

Komenti ka nxitur reagime të shumta, ndërsa vëmendje të veçantë ka marrë edhe fakti se ai është pëlqyer nga tre persona me emra shqiptarë.
Ndaj komentit të ish-policit serb ka reaguar edhe një qytetar, i cili i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra, duke e cilësuar Haradinajn “hero të gjallë” dhe duke përmendur luftën e UÇK-së.
