DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komisioneri i OSBE-së për pakicat viziton sërish Kosovën, Kurti i bën thirrje Serbisë të respektojë standardet evropiane

9 Tetor 2026
A A
Komisioneri i OSBE-së për pakicat viziton sërish Kosovën, Kurti i bën thirrje Serbisë të respektojë standardet evropiane
Share on Facebook

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, të cilin tha se e falënderoi për vizitën dhe “dialogun e vazhdueshëm”.

Kamp i kishte ardhur në zyre Kurtit edhe vitin e kaluar.

“Diskutuam për të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe qasjen në arsim e shërbime publike, si dhe për zbatimin e ligjit në mbrojtje të pronës publike, mjedisit dhe burimeve ujore. Ritheksova se barazia para ligjit është themel i Republikës sonë: të drejtat mbrohen dhe detyrimet zbatohen njësoj për të gjithë pa dallim”.

Kurti i tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton të drejta të gjera për komunitetet joshumicë, në shumë aspekte përtej standardeve evropiane të mbrojtjes.

“Këto garanci duhet të gjejnë shprehje të plotë në jetën institucionale e shoqërore, përmes angazhimit aktiv të pjesëtarëve dhe përfaqësuesve të tyre, në respektim të ligjeve në fuqi. Mbrojtja e të drejtave dhe zbatimi i ligjit e përforcojnë njëra-tjetrën; përkatësia nuk mund të jetë bazë as për cenimin e të drejtave, as për përjashtimin nga detyrimet ligjore”.

Zyra e Kryeministrit tha se Kurti më pas ka ngritur shqetësimin për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga autoritetet e Serbisë, përmes pasivizimit të adresave, pengesave në arsim dhe nënpërfaqësimit në institucionet publike.

“Kërkova angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete të këtyre çështjeve: Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi reale për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e ato civile. Të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin me Zyrën e Komisionerit Kamp, me bindjen që të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe sundimi i ligjit janë obligime komplementare dhe jo parime që garojnë me njëra-tjetrën”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 190)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com