DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kompania kosovare: Mbyllëm pikat e larguam 80 % të punëtorëve, shkak Ministria e Financave

20 Qershor 2025
A A
Murati: Opozita bëri gabim trashanik kur pardje votoi kundër mandateve të veta
Share on Facebook

Kompania kosovare “Enternet” ka dalë me një sqarim për media lidhur me mbylljen e pikave të saj të shitjes. Në një komunikatë të dërguar sot, “Enternet” ka sqaruar se janë detyruar të mbyllin pikat e shitjes, meqë Ministria e Financave ua ka ndaluar shitjen e arkave fiskale dhe ofrimin e shërbimeve.

“Pra, Enternet është detyruar që të I mbyllë pikat e shitjes për shkak se na është ndaluar puna, na është ndaluar shitja e arkave fiskale dhe ofrimi i shërbimeve nga vendimi i njëanshëm i Ministrisë së Financave.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo kompani ka sqaruar se për shkak të udhëzimit të ri Administrativ të Ministrisë së Financave atyre u është ndaluar shitja e arkave fiskale dhe ofrimi i shërbimeve për këtë sektor, dhe si pasojë e kësaj, kanë pasur rënie të madhe të të hyrave.

“Ky Udhëzim Administrativ ka shkaktuar rënien e të hyrave të kompanisë tonë, por edhe kompanive të tjera të licencuara deri në 80 për qind! I njëjti vendim, është marrë në kohën kur neve si kompani, na është vazhduar licenca e operimit deri në vitin 2028 dhe për të kaluar në këtë procedurë jemi detyruar të përmbushim shumë kërkesa dhe shpenzime, deri të rritja e stoqeve dhe programeve të reja që kapin vlerën prej 2.5 milionë euro”, shkruan kompania.

Në komunikatë thonë se për shkak të kësaj, janë detyruar të largojnë mbi 80 % të punëtorëve.

“Kjo situatë do të ketë pasoja zinxhirore, jo vetëm për ne, por deri në të hyrat e shtetit. Për fat të keq ne jemi të detyruar që pa deshirën tonë të marrim vendimin e largimit nga puna të mbi 80% të punëtorëve. Në anën tjetër është e habitshme se si është marrë ky vendim i cili tash më po e rrezikon shkatërrimin e një sistemi të ndërtuar me shumë kujdes, angazhim e mund nga shume njerëz (ekspertë vendor e të huaj). Sistemi i fiskalizimit është përcjellur edhe me investime të mëdha nëpër faza të ndryshme te zhvillimit e deri në ditët e sotme, ku janë investuar disa miliona euro! Rrjedhimisht mund të vijmë në përfundim se ky vendim përveq konfuzionit të krijuar te bizneset kosovare, tash më e ka hapur mundesinë edhe krijimit të një evazioni fiskal I cili automatikisht reflekton me rënien e të hyrave të buxhetit të shtetit”, thuhet tutje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com