Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot (e martë) deri më 15 gusht, rruga “Qamil Hoxha” do të mbyllet përkohësisht për qarkullim.
Në njoftim bëhet e ditur se do të zhvillohen punime në shtrimin e shtresës së re të asfaltit,
Kësisoj, komuna ka bërë thirrje për qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët e tjera alternative.
“Ju njoftojmë se nga data 11 deri më 15 gusht 2026, rruga “Qamil Hoxha” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve për gërryerjen dhe shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur”, thuhet në njoftimin e komunës.
