DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Komunat paralajmërojnë protestë, Murati: Vitin tjetër do t’u ndahen 907 milionë euro

18 Gusht 2026
A A
Kujt i takon paga e 13-të? Tregon Murati
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas paralajmërimeve të kryetarëve të komunave për protestë para Qeverisë në muajin shtator, duke theksuar rritjen e buxhetit të komunave për vitin e ardhshëm.

Murati ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka lëshuar javën e kaluar Qarkoren e Dytë Buxhetore për komunat, përmes së cilës përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë.

Sipas tij, buxheti i ndarë për komunat ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, si rezultat i rritjes së të hyrave buxhetore.

“Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave”, ka shkruar Murati.

Ai ka krahasuar buxhetin aktual me atë të vitit 2021, duke theksuar se mjetet e parapara për pushtetin lokal janë rritur ndjeshëm.

“Buxheti për komunat vitin e ardhshëm tejkalon 900 milionë euro. Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, ka deklaruar Murati.

Reagimi i tij vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me disa kryetarë të tjerë të komunave, ka paralajmëruar protestë para Qeverisë në muajin shtator.

Rama ka akuzuar Qeverinë për bllokim të mjeteve dhe pengim të projekteve komunale, duke pretenduar se komunat që nuk udhëhiqen nga Vetëvendosje po përballen me presion financiar dhe politik.

Sipas Ramës, mbi 344 milionë euro u janë marrë komunave që nga viti 2022 për obligime që, siç ka thënë ai, nuk janë krijuar nga komunat.

“Kjo qasje primitive, përveçse është diskriminuese…”, ka deklaruar Rama, duke paralajmëruar se kryetarët e komunave do të dalin në protestë në shtator.

Në anën tjetër, Murati ka vënë në pah shifrën prej 907 milionë eurosh si buxhetin e planifikuar për komunat në vitin 2027.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 569)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com