DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konfirmohet raportimi për të shtëna me armë në Vushtrri: Një i plagosur, katër persona në intervistim

23 Korrik 2026
A A
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga zjarret gjatë temperaturave të larta
Share on Facebook

Gazeta raportoi pak më parë për një gjuajtje me armë zjarri që ka ndodhur sot në Vushtrri, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit.

Personi i lënduar, mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

“Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje”, ka deklaruar Zahiti.

Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com