DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konjufca bënë homazhe në Lybeniq: Na mundon shumë fakti që edhe pas 26 vitesh nuk ka drejtësi

1 Prill 2025
A A
Konjufca bënë homazhe në Lybeniq: Na mundon shumë fakti që edhe pas 26 vitesh nuk ka drejtësi
Share on Facebook

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në nderim të viktimave të masakrave të Lybeniqit, në të cilat forcat serbe vranë e masakruan mbi 80 civilë shqiptarë, sot bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në këtë fshat.

Pas homazheve kryetari Konjufca tha se këto janë pjesë e shumë masakrave që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilat e shprehin qëllimin gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e popullit tonë, largimin e tij dhe spastrimin e Kosovës nga shqiptarët.

Kreu i Kuvendit rikujtoi se sikurse në shumë masakra të tjera të kryera anekënd Kosovës nga aparati shtetëror serb, as këtu Serbia nuk kurseu fëmijët, gratë e pleqtë, vetëm ngase ishin shqiptarë.

Na mundon shumë fakti që edhe 26 vjet pas kësaj masakre, shtoi kryetari Konjufca, nuk kishte asnjë proces të rëndësishëm ndërkombëtar të gjyqësisë e të drejtësisë, i cili u nevojitet familjeve dhe gjithë popullit tonë, sepse, siç tha kryetari i Kuvendit, pa drejtësi këto janë gjithmonë plagë të hapura në trupin e popullit tonë.

“Ne nuk do të lodhemi asnjëherë duke bërë thirrje për drejtësi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe për drejtësinë vendore, sepse tash janë të mundshme të gjitha kushtet për hetime më profesionale dhe gjykime në mungesë, për të gjithë kriminelët serbë, për të gjithë ata mijëra ushtarë, oficerë të ushtrisë, policisë e paramilitarë, të cilët kanë marrë pjesë në këtë fushatë gjenocidale kundër popullit të Kosovës në vitet 1998-1999”, theksoi kryetari Konjufca.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 421)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com