DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

16 Prill 2026
A A
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Share on Facebook

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se ai ia ka vendosur Kosovës kushtin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Konjufca i bëri këto deklarata në konferencë për media pas takimit në Prishtinë me homologun belg, Maxime Prévot.

“Mendoj se ne na ka mbetur diçka peng, një gjë e vendosur nga një person i cili në mënyrë të palavdishme dha dorëheqje, z. Lajçak. Ai na ka pas vendosur në shpinë diçka që ne nuk na takon…Në Këshill të Evropës s’ka pasur konditë që me themelu Asociacionin, këtë na e ka qitur në shpinë Lajçaku në mënyrë jomeritore për të mos thënë të pandershme, edhe këtë term bën ta përdorim në rastin e tij. A hiqet kjo? Duhet të na ndihmojnë miqtë tanë për ta hequr. Se vetëm një konditë elementare ka qenë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka qenë çështja e Manastirit të Deçanit”, tha Konjufca në konferencë për media, pas takimit në Prishtinë me homologun belg Maxime Prevot.

Në lidhje me Lajçakun, në tekst theksohet se ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pasi emri i tij u përmend në dosjen e të dënuarit për krime seksuale me të mitura, Jeffrey Epstein.

Diplomati sllovak kishte qenë emisar i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi nga prilli i vitit 2020 deri në fund të janarit të vitit 2025.

Në vend të tij, më 1 shkurt të vitit të kaluar pozitën e emisarit e mori diplomati danez Peter Sørensen.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 542)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 414)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (314)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com