DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konjufca për kërkesat e komuniteteve: S’do të lejojmë të vendoset qeveria në pozicion të papërshtatshëm

8 Prill 2025
A A
Konjufca: Faik Rexhepi, simbol i rezistencës ndaj dhunës serbe
Share on Facebook

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion të papërshtatshëm nga kërkesat e komuniteteve jo shumicë.

Konjufca ka thënë se duhet të bërë dallimi mes kërkesave, nevojave edhe kushtëzimeve dhe se ‘Kosova nuk i pranon kushtëzimet’.

Sipas tij të gjitha ato kërkesa të cilat në vlerësimin e tyre dalin përtej suazave të arsyeshme të asaj që është konteksti ligjor dhe kushtetues do të jenë të papranueshme.

“Mendoj që komunitetet jo shumicë do të jenë pjesë e qeverisjes. Disa prej tyre kanë pasur kërkesa të ndryshme, por unë mendoj që duhet të bëjmë dallimin mes kërkesave, nevojave edhe kushtëzimeve. Kosova nuk i pranon kushtëzimet. Të gjitha ato që shprehen si kërkesa nga ana e përfaqësuesve të ndryshëm të komuniteteve të cilat në vlerësimin tonë dalin përtej suazave të arsyeshme të asaj që është konteksti ligjor dhe kushtetues për neve do të jenë të pamundshme, për të mos thënë të papranueshme. Prandaj ajo ku synojmë është që duke i respektuar interesat dhe të drejtat e tyre që i kanë por gjithmonë me një përpjekje për të ofruar edhe një program që i avancon arritjet e tyre ne do të ulemi dhe të bisedojmë me ta, por jo mbi bazën e ndonjë principi i cili për përfitime të momentit apo me kërkesa pompoze të vendoset qeveria në një pozicion të papërshtatshëm siç po i shoh ndonjë kërkesë prej këtyre përfaqësuesve të komuniteteve”, ka thënë ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 738)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (28 027)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (195)
  • Sport (459)
  • TV (99)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com