DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Konjufca u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Zgjedhjet, tregues i pjekurisë demokratike të Kosovës

28 Dhjetor 2025
A A
Konjufca u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Zgjedhjet, tregues i pjekurisë demokratike të Kosovës
Share on Facebook

Pas votimit në zgjedhjet parlamentare, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dita e sotme përfaqëson momentin më të rëndësishëm të funksionimit demokratik në vend, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjedhor të qetë, pa incidente dhe të organizuar në mënyrë korrekte.

Konjufca u shpreh se qytetarët e Kosovës, përmes votës së lirë, po dëshmojnë pjekurinë demokratike të shoqërisë, duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen pa probleme dhe në frymë paqësore.

“Sot është dita më e rëndësishme e demokracisë sepse populli i Kosovës voton. Unë uroj që këto zgjedhje parlamentare të shkojnë pa asnjë problem. Të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë të mundshme, pa ndonjë eksces, në mënyrë paqësore e të qetë. Vetëm kështu e tregojmë pjekurinë tonë edhe si popull edhe si shoqëri. Uroj që të fitojë më i miri, ai që ka qëndruar më së afërti me interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Duke iu referuar zhvillimit institucional të vendit ndër vite, Konjufca theksoi se Kosova tashmë ka mbi dy dekada që po e dëshmon pjekurinë e saj në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë.

“Tashmë po bëhen më shumë se dy dekada që Kosova po e tregon pjekurinë e vet në ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë. Dëshiroj që gjithçka sot të shkojë mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 810)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (317)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com