DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kontradiktat në raporte | Djali i Zekajt u intervistua dy herë brenda një dite, policia dhe psikologu nxjerrën vlerësime të ndryshme për të njëjtën çështje

27 Tetor 2026
A A
Kontradiktat në raporte | Djali i Zekajt u intervistua dy herë brenda një dite, policia dhe psikologu nxjerrën vlerësime të ndryshme për të njëjtën çështje
Share on Facebook

Dy raporte të përfshira në aktakuzën ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, paraqesin të dhëna të ndryshme lidhur me njohuritë në gjuhën shqipe të djalit të mitur të çiftit .

Bëhet fjalë për dy raporte të datës 23 korrik 2026, të cilat përshkruajnë intervistimin e fëmijës, por japin vlerësime të ndryshme për nivelin e njohjes së gjuhës shqipe nga ana e tij.

Në raportin e policit hetues, të titulluar “Bashkëbisedim”, thuhet se fëmija, gjatë bisedës me hetuesin, ka deklaruar se e kupton dhe e flet mirë gjuhën shqipe.

“…Bashkëbisedim me (emri i fëmijës)….i njëjti na tregon se e kupton dhe flet mirë gjuhën shqipe”, thuhet në raport.

Ndërkaq, raporti psikologjik i së njëjtës datë përshkruan gjendjen emocionale dhe mënyrën e komunikimit të fëmijës gjatë intervistës. Sipas këtij raporti, ai shfaqte shenja stresi, dukej i tensionuar, luante vazhdimisht me duar, fliste me zë të ulët dhe përgjigjej shkurt. Ndër arsyet e mundshme për këtë sjellje përmendet edhe përvetësimi i pamjaftueshëm i gjuhës shqipe.

“Stres të moderuar/të lehtë, – duket pak i tensionuar-luan vazhdimisht me duar gjatë qëndrimit në intervistë, – flet me zë të ulët e përgjigjet shkurt – që mund të jetë edhe si pasojë e mos’përvetësimit të gjuhës shqipe mjaftueshëm por edhe arsyeja se për çfarë ishte aty, – konfuz gjatë bashkëbisedimit”.

Pyetje: Si është e mundur që njëri raport konstaton se fëmija “e kupton dhe flet mirë gjuhën shqipe” kurse raporti tjetër nënkupton se fëmija nuk e flet mirë gjuhën shqipe?

Aktivistja, Natyra Kuçi mbrëmë ka treguar se si Arlinda Zekaj e njoftonte se raportimi i saj në Polici, ishte kthyer në maltretim për të.

“Ka gjashtë orë ka nejtë në Polici, krejt ato sene krejt ato sene janë në telefona dhe kisha pasë qejf mos me ndodhë najqysh ato telefona mos me u ekzaminu sepse është një jetë e tërë vuajtje jo vec këtu po edhe në Amerikë. Shkon intervistohet fëmija që s’di shqip ai është rritë në Amerikë. Intervistohet pa psikolog, në prani të babës dhe policëve. E marrin atë deklaratë për bazë me kthy te baba, kur ka vendim të gjykatës fëmija me u kthy te nana”, ka deklaruar ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 082)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (210)
  • Sport (489)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com