DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kos për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Shpreh keqardhje për përzgjedhjen nga muzikantët

16 Nëntor 2026
A A
Marta Kos: Vendim duhet të respektohet, të dënuarit kanë të drejtën e apelimit, bëhet fjalë për përgjegjësinë individuale

AFET - Exchange of views with Marta Kos, Commissioner for Enlargement

Share on Facebook

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka shprehur keqardhje për muzikën e këngës nacionaliste serbe që u lëshua gjatë koncertit të organizuar në prag të “Forumit të Zgjerimit” në Bruksel, duke ia atribuar përgjegjësinë për përzgjedhjen muzikantëve.

Kos ka theksuar se kjo këngë nuk përfaqëson në asnjë mënyrë qëndrimet e Komisionit Evropian.

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian”, ka deklaruar Kos, duke shtuar se janë të vetëdijshëm për sakrificat që kanë përjetuar njerëzit në atë pjesë në të kaluarën.

Ajo ka folur edhe për rëndësinë e pajtimit, duke theksuar se ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët evropiane nuk nënkupton harrimin e dallimeve dhe të së kaluarës.

“Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, ka thënë Kos.

Ndërkaq, e pyetur nga gazeta “Koha” se pse për të dytën herë radhazi asnjë përfaqësues nga Kosova nuk është ftuar në një ngjarje të rëndësishme siç është “Forumi i Zgjerimit”, Kos e ka kundërshtuar këtë konstatim.

Ajo ka thënë se pretendimi nuk është i vërtetë, duke përmendur se në këtë ngjarje është ftuar Donika Emini, përfaqësuese e shoqërisë civile.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 792)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 700)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (212)
  • Sport (509)
  • TV (127)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com