DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova dhe Serbia u dakorduan për Komisionin për të Pagjeturit, Hoti: Kërkesat tona ishin të qarta

22 Janar 2026
A A
Kosova dhe Serbia u dakorduan për Komisionin për të Pagjeturit, Hoti: Kërkesat tona ishin të qarta
Share on Facebook
Andin Hoti, kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për personat e zhdukur, ka dhënë detaje pas raundit të sotëm të bisedimeve Kosovë-Serbi. Ai pret që pala serbe të vijë me hapa konkretë për personat e zhdukur, “në përputhje me obligimet e marra në Deklaratën e personave të zhdukur”. Takimi u zhvillua nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, si kryesues i Komisionit të Përbashkët. Postimi i plotë: Siç e tha edhe zv. Kryeministri i Kosovës z. Besnik Bislimi, sot u mbajt takimi i parë themelues i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, pas gati tre vitesh përpjekje e refuzimesh nga pala serbe për zbatimin e deklaratës së personave të zhdukur, e miratuar në Bruksel. Kërkesat tona ishin të qarta dhe të drejtpërdrejta qe një kohë: – Zbatimi i plotë i Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasjen në arkivat e klasifikuara – Trajtimi i kërkesës zyrtare për arkiva, drejtuar Vuçiqit, lidhur me komandën e shpërbërë të Brigadës së Motorizuar 37 të ish Ushtrisë Jugosllave – Përshpejtimi i punës në lokacionet prioritare dhe zbatimi i zotimeve të dala nga tri takimet e Grupit Punues, në veçanti Batajnica. – Korniza e përgjithshme e funksionimit të Grupit Punues të ndërmjetësuar nga ICRC, në përputhje me Deklaratën dhe realitetin e ri, dhe qështje të tjera. Takimi u zhvillua nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, si kryesues i Komisionit të Përbashkët. Ne mirëpresim takimin e radhës, me pritjen e qartë që pala serbe të vijë me hapa konkretë dhe të matshëm, në përputhje me obligimet e marra në Deklaratën e personave të zhdukur.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com