DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova sonte përballë Izraelit, “Dardanët” synojnë fitoren në Ligën e Kombeve

1 Tetor 2026
A A
Kosova sonte përballë Izraelit, “Dardanët” synojnë fitoren në Ligën e Kombeve
Share on Facebook

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në aksion në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve, ku në ndeshjen e tretë të këtij edicioni do të përballet me Izraelin.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Nagyerdei” në Debrecen të Hungarisë, me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” synojnë rikthimin te fitorja pas humbjes 3:1 ndaj Austrisë në ndeshjen e fundit. Në debutim, Kosova kishte triumfuar 1:0 ndaj Irlandës.

Në prag të sfidës, trajneri Franco Foda ka folur me respekt për kundërshtarin, duke vlerësuar cilësitë individuale të futbollistëve izraelitë.

“Natyrisht që Izraeli është skuadër shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka treguar në dy ndeshjet e fundit. Kanë futbollistë shumë të mirë, në aspektin teknik janë shumë të shpejtë, siç janë Manor Solomon dhe Oscar Gloukh. Prandaj presim ndeshje shumë të fortë, por normalisht që ne do të luajmë sa më agresiv që të mundemi në këtë përballje”, ka deklaruar Foda.

Ndeshja ndaj Izraelit është e treta për Kosovën në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe një tjetër sfidë e rëndësishme në garën për pikë.

Në prag të përballjes, Federata e Futbollit e Kosovës u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje, duke shkruar: “Forca Kosovë!”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com