DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosova ‘zbarkon’ drejt bregdetit shqiptar, fluks i madh në Morinë – mbi 26 mijë hyrje në 24 orë

30 Maj 2026
A A
Kosova ‘zbarkon’ drejt bregdetit shqiptar, fluks i madh në Morinë – mbi 26 mijë hyrje në 24 orë
Share on Facebook

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga Kosova po i drejtohen qyteteve bregdetare të Shqipërisë për të kaluar ditët e pushimit.

Qytetarët shprehen se kushtet e favorshme të motit dhe çmimet e përballueshme janë ndër arsyet kryesore që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për fundjavën.

“Koha është shumë e mirë dhe deti është alternativa më e mirë për të kaluar fundjavën me familjen. Edhe çmimet janë të arsyeshme,” shprehen disa prej udhëtarëve.

Lëvizja e shtuar është lehtësuar edhe nga procedurat e reja kufitare. Që prej 1 majit, në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit, e cila mundëson lëvizjen pa kontrolle për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin shqiptar kanë hyrë më shumë se 26 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë i lartë gjatë gjithë fundjavës, veçanërisht në drejtim të zonave turistike bregdetare.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 588)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 320)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (160)
  • Shpallje (1)
  • Sport (341)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com