DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kosovari arrestohet nga autoritetet kroate me urdhërarrest të Serbisë për krime lufte

19 Gusht 2026
A A
Kosovari arrestohet nga autoritetet kroate me urdhërarrest të Serbisë për krime lufte
Share on Facebook

Një shtetas i Kosovës, me inicialet B.B., 49 vjeç, nga Nerodimja e Poshtme, është arrestuar nga autoritetet kroate në pikën kufitare Karasovići, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL Beograd, shkruan Dubrovackidnevnik.

Sipas njoftimit të autoriteteve kroate, arrestimi është bërë gjatë kontrollit kufitar në hyrje të Kroacisë.

Gjatë verifikimit të pasaportës është konstatuar se Serbia kishte lëshuar më 29 prill 2024 një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj shtetasit të Kosovës.

Ai dyshohet nga autoritetet serbe se gjatë luftës në Kosovë, në fund të viteve ’90, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.

B.B. ishte paraqitur në pikën kufitare si drejtues i një veture Audi A6 me targa gjermane.

Pas konstatimit se të dhënat e tij gjendeshin në bazën e të dhënave të INTERPOL-it për arrestim dhe ekstradim, ai u arrestua dhe u njoftua për të drejtat e tij ligjore.

Më pas, ai është dërguar para gjyqtarit kujdestar të hetimeve në Gjykatën e Qarkut në Dubrovnik, i cili ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit për qëllim të ekstradimit.

Megjithatë, për të proceduar me ekstradimin, Serbia duhet që brenda afatit ligjor prej 40 ditësh t’ia dorëzojë gjykatës në Dubrovnik të gjithë dokumentacionin me të cilin arsyetohet urdhërarresti.

Sipas burimeve pranë hetimit gjyqësor, të cituara nga mediat kroate, shtetasi i arrestuar i Kosovës e ka mohuar akuzën për krim lufte të ngritur nga Serbia. Ai ka dhënë një version të kundërt të ngjarjeve, ndërsa vendimi përfundimtar lidhur me ekstradimin do të merret pasi gjykata të shqyrtojë dokumentacionin që pritet të dorëzohet nga autoritetet serbe.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 687)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 633)
  • Opinione (52)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (409)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com