Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot katër iniciativa qytetare e pesë kandidatë të pavarur për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot katër iniciativa qytetare e pesë kandidatë të pavarur për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në këtë mbledhje u certifikua edhe iniciativa e re e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit do të kandidojë i vetëm.
Besnik Buzhala, nga Sekretariati i Komisionit Qendror Zgjedhor, tha se kjo iniciativë sipas verifikimeve të ligjit për zgjedhje të përgjithshme nuk bie ndesh me kërkesat që parasheh ligji.
Buzhala: Iniciativa e Ramiz Lladrovcit nuk bie ndesh me kërkesat që parasheh ligji
Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara nga KQZ deri më 14 gusht 2025 është 19 subjekte politike, prej të cilave 6 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur me gjithsej 130 kandidatë, 9 kandidatë për kryetar komune dhe 121 për anëtarë të kuvendeve komunale.
