DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, VV-ja kundër

27 Mars 2025
A A
Kryetarët e komunave lirojnë postin e deputetit
Share on Facebook

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi Gjykata Supreme ka rrëzuar të gjitha ankesat që ishte duke i shqyrtuar, raporton Ekonomia Online.

Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, sipas Kushtetutës së Kosovës, fillon afati prej 30 ditësh për konstituimin e parlamentit të ri dhe zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë. Pastaj, presidenti i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje që është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Nëse herën e parë kandidati për kryeministër nuk i siguron votat e mjaftueshme prej së paku 61 sosh për ta formuar qeverinë, atëherë presidenti brenda dhjetë ditësh duhet të emërojë një kandidat tjetër për kryeministër. Nëse as herën e dytë nuk formohet qeveria, atëherë presidenti është i obliguar të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 294)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com