DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

KQZ shpall rezultatet preliminare, prin VV-ja e dyta PDK-ja

7 Qershor 2026
A A
KQZ shpall rezultatet preliminare, prin VV-ja e dyta PDK-ja
Share on Facebook

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare lidhur me zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur sot.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se në bazë të rezultateve preliminare për subjektet politike, Lëvizja Vetëvendosje prin e para, e pasuar nga PDK-ja, LDK-ja e Aleanca.

“Por, deri në këto minutanga 96.84% të pikëve të votimit, e kemi këtë rezultat: Lëvizja Vetëvendosje me 43.06%, Partia Demokratike e Kosovës me 21.24%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.70%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07%”, tha Radoniqi.

Ai tha se rezultatet do të publikohen pas numërimit të të gjithë votimit si me postë ashtu edhe me kusht.

“Ky është rezultati deri në orën 22:10 nga 96.84% të vendeve të votimit. E, presim edhe pak mbi 3 ose 4% të rezultatit të futen. Tani është edhe në 97.04%. Megjithatë, numërimi rezultati përfundimtar do të jepet pasi që të numërohen votat e diasporës, votat do të thotë edhe me postë, edhe në votimin në përfaqësitë diplomatike, po ashtu edhe votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, dhe pas numërimit të të gjitha votave do të jepet rezultati përfundimtar”, tha Radoniqi.

“Prej ditës së nesërme do të nisë numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit. Në disa komuna do të nis në orën 16:00, për shkak se materiali do të grumbullohet gjatë natës së sotme, që t’u japim pak kohë të pushojnë”, ka shtuar ai.

 

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 040)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com