DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi: Frika nga humbja e pushtetit e ka sjellë këtë situatë, PDK i ka votat për qeverinë

5 Maj 2025
A A
Krasniqi: Frika nga humbja e pushtetit e ka sjellë këtë situatë, PDK e bën qeverinë nëse VV s’mundet
Share on Facebook

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar Vetëvendosjen të “matet”, që ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare, pas të cilit proces vjen formimi i qeverisë, për të cilën sipas tij Kurti s’i ka votat.

Krasniqi ka thënë se Kurti nuk po dëshiron të dalë nga zyra e Kryeministrit, në të cilën edhe ashtu po qëndron në mënyrë joligjore, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona, por Lëvizja Vetëvendosje, duke mos dashur ta pranojë humbjen në zgjedhje, po vazhdon ta mbajë peng procesin. Një gjë ta kenë të qartë: kur nuk pajtohesh me të vërtetën dhe realitetin, nuk mund ta ndryshosh atë – duhet ta ndryshosh vetveten.

Duhet të vijnë me një kandidaturë tjetër që të zhbllokohet Kuvendi. As votim të hapur, as të fshehtë nuk do të ketë për zonjën Haxhiu – nuk ka pse të mbetet peng shteti për të. Kjo që po ndodh nga Vetëvendosje është dhunim i demokracisë. Demokracia është pluralizëm, dhe këtu nuk po ka pluralizëm. Ne nuk jemi këtu për t’u bërë shokë apo miq, por për të përfaqësuar qytetarët.”

“Ne e ftojmë Vetëvendosjen të matet, ta ndërrojë kandidatin, dhe më pas vjen qeveria. Ju siguroj që do ta bëjmë qeverinë. Frika nga humbja e pushtetit e ka sjellë këtë situatë. Kurti nuk po dëshiron të dalë nga zyra e Kryeministrit, në të cilën edhe ashtu po qëndron në mënyrë joligjore.”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 117)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com