DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi kritikon Kurtin për insistimin në Rashiqin si nënkryetar Kuvendi: Pse po kërkon krizë të re kushtetuese?

30 Gusht 2025
A A
Publikimi i rezultateve përfundimtare, reagon Krasniqi: Koha nuk pret për ata që hezitojnë
Share on Facebook

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se nuk e kupton insistimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, për të zgjedhur Nenad Rashiqin nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, raporton Ekonomia Online.

Sipas Krasniqit, kjo përpjekje është në kundërshtim me Kushtetutën dhe përfaqëson një veprim të rrezikshëm politik që mund të çojë drejt një krize të re institucionale. Ai shtoi se, ndonëse Rashiqi është një figurë pozitive nga komuniteti serb, mënyra e zgjedhjes së tij është problematike.

“Prej ditës së parë kur ka filluar seanca konstituive më 15 prill, kërkesa jonë e vetme ka qenë që çdo veprim duhet me qenë në pajtim me Kushtetutën. Një votim i tillë, i ndarë, nuk është në pajtim me Kushtetutën. Ne nuk mundemi të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Nenad Rashiq si person, si figurë politike, është jashtëzakonisht një figurë pozitive nga komuniteti serb, në rrethana të ndryshme do të ishte jashtëzakonisht i mirë. Albin Kurti një entuziazëm të tillë për me e zgjedh Rashiqin s’e ka pasur as për Albulena Haxhiun e as Dimal Bashën. Pse po insiston me e kriju edhe një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, unë nuk po e kuptoj. A është qëllimi i tij me e vazhdu krizën, apo me e mbajt pozitën e kryeministrit në mënyrë uzurpatore”, tha tutje Krasniqi.

Krasniqi foli edhe rreth qortimit që Bashkimi Evropian ia ka bërë të enjten kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Krasniqi tha se është e dhimbshme se në çfarë niveli është sjellë Kosova.

“Është vazhdim i degradimit të raportove që dikur Kosova ka pasur me aletatët e saj”, tha Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 237)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com