DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi merr pjesë në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025”: Kryeqyteti ishte epiqendra e inovacionit

11 Maj 2025
A A
Krasniqi: Urojmë edhe krerët e UÇK-së në Hagë, në festat e tjera festofshim bashkërisht!
Share on Facebook

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ishte pjesëmarrës në konferencën “BlockTalk Prishtina 2025” – të organizuar për të dytin vit me radhë në kryeqytet, dedikuar teknologjisë blockchain dhe kriptovalutave, në bashkëpunim me kompaninë më të madhe në botë në këtë fushë, Binance.

Në një reagim në Facebook, Krasniqi thotë se ardhmja nuk pret, derisa shton se ai diskutoi për potencialin që kanë Kosova dhe rajoni, për sfidat që do të vijnë dhe për rolin që mund të luaj Kosova në ekonominë dixhitale globale.

“E ardhmja nuk pret. Blockchain dhe kriptovalutat nuk janë më çështje të së nesërmes – ato po e ndryshojnë botën sot. Diskutuam për potencialin që kanë Kosova dhe rajoni, për sfidat që na presin dhe për rolin që mund të luajmë në ekonominë dixhitale globale. Kosova ka një rini të talentuar dhe të pasionuar për këtë fushë. Gjithçka që u duhet është një shtet që e kupton këtë potencial, që krijon një mjedis miqësor dhe u qëndron pranë. Nëse e bëjmë këtë, Kosova mund të shndërrohet në një qendër rajonale për teknologjinë blockchain dhe kriptovalutat”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Tutje, ai shton se Prishtina sot ishte epiqendra e inovacionit, e që sipas tij, kjo është vetëm fillimi.

“I përgëzoj pjesëtarët e komunitetit të jashtëzakonshëm të kësaj fushe në Kosovë, në veçanti Cryptolbanians – njerëz që po bëjnë një punë të palodhur, edhe përmes organizimeve si ky i sotmi. Sot, Prishtina ishte epiqendra e inovacionit. Dhe kjo duhet të jetë vetëm fillimi”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 254)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com