DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi: Mirëpresim ftesën e Presidentes, Vetëvendosje po mban peng institucionet

13 Maj 2025
A A
Krasniqi: Mirëpresim ftesën e Presidentes, Vetëvendosje po mban peng institucionet
Share on Facebook

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ai, këmbënguljen në një skemë kundërligjore dhe për bllokimin e institucioneve, duke theksuar se kandidati i tyre nuk ka shumicën parlamentare, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi ka mirëpritur vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për të pranuar propozimin e PDK-së që të ftojë partitë politike në një takim, nga i cili ai shpreson të dalë një zgjidhje për situatën aktuale politike.

Ai theksoi se PDK do t’i shprehë qëndrimet e saj qartë në takim dhe do të kërkojë që partia në pushtet të reflektojë.

“Fatkeqësisht, edhe sot për të 15-tën herë me radhë pamë të njëjtin skenar – këmbënguljen për të mbajtur këtë bllokadë dhe insistimin në një skemë kundërligjore e antikushtetuese për votimin e fshehtë. Kjo është bërë një qasje e tepërt. Të gjitha institucionet kanë mbetur peng nga Lëvizja Vetëvendosje, përkundër insistimit tonë për të ndryshuar kandidaturën. Ky insistim është i pakuptimtë. Ai nuk i ka numrat për shumicën parlamentare. Më vjen mirë që presidentja Osmani ka pranuar propozimin tonë si PDK për të thirrur një takim me partitë politike. Shpresoj që kjo të rezultojë me një rrugëdalje. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë – do t’i shprehim qëndrimet tona dhe do të kërkojmë që partia e parë të reflektojë,” ka thënë Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 279)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com