Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha në tubimin në Ferizaj se më 12 tetor nuk ka asnjë dyshim: vota për Agim Aliun dhe PDK 191 është votë për punë, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë!
Postimi i plotë:
Ferizaj është shtëpia jonë e madhe e krenare, e rindërtuar, e zbukuruar dhe e kthyer në model zhvillimi nga Agim Aliu dhe ekipi i tij.
Me mbi 200 milionë euro investime të planifikuara për katër vitet e ardhshme, Ferizaj do të ecë përpara, më i fortë dhe më modern se kurrë.
Sepse puna e mirë nuk ndalet, por vazhdon me vizion dhe vendosmëri.
Prandaj, më 12 tetor nuk ka asnjë dyshim: vota për Agim Aliun dhe PDK 191 është votë për punë, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë!





