DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krasniqi: Roli i Bashës është teknik deri në konstituimin e Kuvendit, mbledhja e thirrur e Kryesisë është e jashtëligjshme

30 Gusht 2025
A A
Krasniqi thotë se edhe sot Dehari si kryesues shkeli Kushtetutën: Ndërpreu seancën pa lejuar zhvillimin e votimit
Share on Facebook

Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus (D+) ka vlerësuar se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk është përmbyllur ende, pasi nuk janë zgjedhur të pesë nënkryetarët, siç parasheh Kushtetuta.

Sipas tij, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit është e paraparë në të njëjtin nen të Kushtetutës (neni 67.1), prandaj këto dy akte nuk mund të ndahen mes vete.

“Vetëm me zgjedhjen e Kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.Ai ka theksuar se kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit nuk gëzon kompetenca të plota për të ushtruar funksionin e tij derisa të përfundojë seanca konstituive.

“Roli i tij është thjesht teknik: të drejtojë seancën konstituive, e jo të ushtrojë funksione të tjera”, ka shtuar ai, duke rikujtuar se sipas rregullores së mëhershme të Kuvendit, këtë rol e kishte deputeti më i vjetër në moshë.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka cilësuar si të jashtëligjshme mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga kryetari Dimal Basha, duke theksuar se çdo vendim i tillë është i cenuar në legjitimitAi ka shtuar se asnjë prej tre nënkryetarëve të zgjedhur në mënyrë ligjore nuk duhet të marrë pjesë në këtë mbledhje.

“Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të rikthehet aty ku ka mbetur: tek zgjedhja e dy nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë. Vetëm pas përmbylljes së këtij hapi, Kuvendi mund të konsiderohet i konstituuar dhe Kryesia e tij e ligjshme për të ushtruar funksionet e parashikuara me Kushtetutë dhe Rregullore”, ka përfunduar Krasniqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 231)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com