DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Krejt çka dihet për përplasjen me armë në Podujevë: Katër të plagosur, tri armë të sekuestruara, bastisje në dy familje dhe dhjetëra fishekë të konfiskuar

3 Korrik 2026
A A
Krejt çka dihet për përplasjen me armë në Podujevë: Katër të plagosur, tri armë të sekuestruara, bastisje në dy familje dhe dhjetëra fishekë të konfiskuar
Share on Facebook

Janë zbardhur detaje të reja nga përplasja e armatosur që tronditi mesditën e së mërkurës qendrën e Podujevës, ku katër persona mbetën të plagosur, ndërsa Policia zhvilloi një operacion të gjerë me bastisje, sekuestrime armësh dhe municioni.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 13:40 në rrugën “Zahir Pajaziti”, pranë objektit të PTK-së, ku dyshohet se konflikti shpërtheu mes pjesëtarëve të familjeve Zejnullahu dhe Xhemajli.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur:

Fidaim Zejnullahu, 36-vjeçar
Fatlum Zejnullahu, 32-vjeçar
Agim Xhemajli, 65-vjeçar
Argjend Islami, 26-vjeçar, i cili sipas burimeve ishte kalimtar i rastit
Të katërtit fillimisht morën ndihmë në Emergjencën e Podujevës, ndërsa më pas u transferuan në QKUK, ku vazhdojnë trajtimin nën masa të shtuara sigurie.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka sekuestruar tri armë zjarri, një karikator dhe gjithsej 28 prova materiale, përfshirë gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Nga të shtënat është dëmtuar edhe xhami i një lokali në pronësi të L. B 47-vjeçar.

Pas incidentit, Policia ka bastisur dy lokacione:

Në shtëpinë e familjes Zejnullahu, në rrugën “Bajram Metolli”, janë gjetur dhe sekuestruar:

2 karikatorë të armës AK-47;
58 fishekë.
Ndërsa në shtëpinë e familjes Xhemajli, në fshatin Llaushë, janë sekuestruar:

27 fishekë të armës TT;
2 karikatorë.
Po ashtu, gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe:

2 armë të shkurtra;
82 fishekë për to;
1 armë gjahu me leje;
30 fishekë të armës së gjahut;
19 fishekë të tjerë të armës së gjahut, të gjetur në një objekt përcjellës.
Policia ka lënë një njësi reaguese në sigurim te shtëpia e familjes Xhemajli në Llaushë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Menduhi Kastrati, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Hetimet tashmë janë marrë në trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes së armatosur.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 559)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com