KRU “Hidromorava” në Gjilan ka dalë me njoftim për konsumatorët se për ata që nuk kanë paguar deri në dy fatura do të ketë shkyçje nga rrjeti i ujësjellësit dhe inicim të procedurave përmbarimore.
Kompania ka bërë të ditur se konsumatorët që nuk kanë mundësi ta shlyejnë menjëherë borxhin mund të përfitojnë nga riprogramimi i tij me këste mujore.
Për këtë, ata mund të paraqiten në zyrat e kompanisë për të arritur marrëveshje me qëllim të shlyerjes së borxhit.
