DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Kryeparlamentari zgjidhet me marrëveshje politike” – Hykmete Bajrami konfirmon se LDK nuk ka ndryshuar qëndrim

28 Prill 2025
A A
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat
Share on Facebook

Seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër.

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të tentojë nesër për herë të tetë që të zgjedh kryeparlamentarin e ri të këtij institucioni.

Emri i Albulena Haxhiut në shtatë votimet e mëparshme ka marrë votat e njëjta.

Nga 61 vota të nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu ka arritur të marrë besimin e 57 deputetëve duke dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

E i njëjti skenar pritet të përsëritet edhe nesër, pasi Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë kandidaten e njëjtë, teksa qëndrimi i partive tjera duket se nuk ka ndryshuar.

Hykmete Bajrami nga LDK në një intervistë tha se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim, teksa shtoi se përgjegjësia për këtë situatë të krijuar i takon Vetëvendosjes.

“Nuk ka ndryshuar asgjë. E dini se përgjegjësia i takon partisë së parë politike, meqë Kushtetuta i jep të drejtën për ta propozuar kandidatin. Nëse ata dojnë të zhbllokojnë situatën munden me zhblloku. Janë partia e parë e kanë përgjegjësinë, duhet të pyetën ata se deri kur mendojnë ta mbajnë këtë ngërç institucional që ata e kanë krijuar”, tha fillimisht ajo.

Bajrami shtoi se nuk ka kandidatë nga Vetëvendosje që LDK do të mund ta votonte.

“Jo ne kemi thënë, kryetari i parlamentit votohet me marrëveshje politike. Ata duhet të bëjnë marrëveshje politike me ndonjërën me partitë e tjera parlamentare. Ne nuk kemi emër do të thotë se bashkëpunimi potencial me LVV është jo i mundshëm. Kjo për fajin e LVV jo për fajin tonë. Ata i kanë partitë e tjera parlamentare, prej të cilave disa kanë dhënë emra, kanë shprehur gatishmërinë për t’i votuar kandidaturat e tjera. LVV nuk është pa alternativë, është thjeshtë këmbëngulëse”, përfundoi Bajrami.

Qëndrim të njëjtë nga PDK konfirmoi edhe Vlora Çitaku.

Çitaku tha se PDK nuk ka vota për Albulena Haxhiun, teksa shtoi se Vetëvendosje e ka në dorë zhbllokimin e ngërçit politik të krijuar në Kuvendin e Kosovës.

“Asgjë s’ka ndryshuar. Ndryshimi duhet të vijë nga LVV jo nga ne, ata kërkojnë vota tjera, kështu që ka një ofertë të hapur nga AAK se ka emra që mund t’i votojë. Është në dorën e Vetëvendosjes që të zhbllokojë situatën. Me kandidatin e njëjtë qëndrimi ynë mbetet i njëjtë”, tha Çitaku.

Seanca e Kuvendit pritet të fillojë nesër nga ora 10:00.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 533)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (20 909)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com