Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, në një intervistë në RTK, ka shtruar pyetje retorike, boshe dhe morbide.
Ajo ka pyetur se nëse dorëhiqet një ministër, a do të ndalen vrasjet, kështu duke abstrahuar logjikën e dorëqhjes morale dhe përgjegjësisë institucionale.
“Unë i kuptoj edhe kërkesat për dorëheqje, sepse zemërimi është i madh. Por në të kaluarën, pavarësisht faktit që kemi pasë raste të tilla, nuk ka pasë përgjegjësi diciplinore. Nëse sot do ta kemi një dorëheqje të ministrit, shtrohet pyetja, a do të ndalet dhuna, a do të ndalen vrasjet? Nëse përgjigja është ‘po’, patjetër që duhet ta bëjmë.” – tha ajo.
