DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryeprokurorja e ZPS’së pas aktgjykimit dënues: I ndoqëm penalisht indivdët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësi të Kosovës

16 Shtator 2026
A A
Kryeprokurorja e ZPS’së pas aktgjykimit dënues: I ndoqëm penalisht indivdët, jo UÇK’në e as luftën për pavarësi të Kosovës
Share on Facebook

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, e ka cilësuar të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë i shpalli fajtorë katër ish-krerët për përgjegjësi individuale penale për krimet e luftës të ndalimit dhe arrestimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes.

Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, Selimi me 13 vjet, ndërsa Krasniqi me 25 vjet burgim.

West tha se aktgjykimi, sipas saj, është i rëndësishëm për llogaridhënien dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“Vendimi i sotëm, i bazuar vetëm në fakte dhe ligj, është i rëndësishëm për llogaridhënien dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, tha West.

Ajo shtoi se gjykata ka konfirmuar se “asnjë individ, pavarësisht pozitës apo rëndësisë politike, nuk është mbi ligjin apo i imunizuar nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare”.

West theksoi se rasti i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishte të bënte me përgjegjësinë individuale penale dhe, sipas saj, nuk kishte për qëllim të sfidonte ndonjë narrativë historike për luftën në Kosovë.

“ZPS-ja ka mbajtur individë përgjegjës për veprimet e tyre, në përputhje me mandatin e saj, asgjë më shumë”, tha ajo.

“ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, as luftën e zhvilluar për pavarësinë e Kosovës”, shtoi West.

Sipas saj, “individë të caktuar i shfrytëzuan rrethanat e luftës për të kryer krime të rënda”, ndërsa tha se tash këta individë po mbahen përgjegjës.

Në aktgjykim, Trupi Gjykues gjeti se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin përgjegjës për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar të së paku 385 personave, trajtimin mizor të së paku 49 personave, torturimin e 303 personave dhe së paku 96 vrasje.

Sipas ZPS-së, krimet janë kryer ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime, gjatë periudhës nga prilli 1998 deri më 20 qershor 1999, në komuna të ndryshme të Kosovës dhe në dy zona në veri të Shqipërisë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com