Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim aktoren e njohur nga Vushtrria, Blerina Veseli, aktore e DTV MEDIA të cilën e ka nderuar me mirënjohje për arritjet e saj të rëndësishme dhe kontributin e vazhdueshëm në fushën e artit skenik.
Idrizi vlerësoi lart suksesin e Veselit, duke theksuar se ajo, në një kohë shumë të shkurtër, është shndërruar në një nga emrat më të dashur për publikun, duke përfaqësuar me dinjitet Vushtrrinë dhe Kosovën në skenën artistike.
“Me talentin, përkushtimin dhe punën e saj, Blerina Veseli dëshmon se arti është një nga vlerat më të bukura që kemi për ta prezantuar vendin tonë. Mbështetja dhe vlerësimi i artistëve tanë është detyrim dhe krenari për të gjithë ne”, ka deklaruar kryetari Idrizi.
