DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha takohet me Kurtin: S’kemi vija të kuqe me askënd

3 Prill 2025
A A
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha takohet me Kurtin: S’kemi vija të kuqe me askënd
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, tha se nuk ka vija të kuqe me askënd në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se para Kurtit shpalosi programin e PLE-së dhe kërkesat e komunitetit egjiptian.

“Siç e dini, kryeministri Kurti ka filluar një angazhim të tij për të takuar përfaqësuesit e komuniteteve… edhe ne kemi qenë të ftuar. Normalisht, si parti parlamentare, tashmë e rikthyer në kuvend, pas 4 vjetësh dhe pas shumë padrejtësive që na janë bërë si Parti Liberale Egjiptiane, jemi kthyer dhe kemi qenë në llogaritë e kryeministrit, për me u taku. Biseduam për një bashkëpunim të mundshëm midis nesh. Normalisht, ne si PLE, për shkak të kërkesave tona që janë në raport me zhvillimin e komunitetit egjiptian, në parim, nuk kemi asnjë vijë të kuqe, me askënd. As me kryeministrin Kurti, e as me askënd në Kosovë. Ne i patëm kërkesat tona dhe nëse hyjmë në qeveri, kërkuam që me pasë mundësi që me ndiku në politikat qeveritare”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se PLE-ja do të jetë pjesë e seancës konstituive të 15 prillit, duke thënë se sot nuk u arrit ndonjë marrëveshje konkrete për formim të qeverisë.

“E dorëzuam një program të partisë, që e kemi pasë gjatë fushatës, e që janë nevojat e komunitetit dhe ka mbetur që, në ditët në vijim, të kemi takime prapë, dhe të finalizojmë ato. Ky ishte një takim i parë. Ne do të jemi në kuvend ditën kur mbahet seanca konstituive, ndërsa për pjesën tjetër, sigurisht që do të presim një moment kur të jemi të gatshëm”, tha Berisha.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 545)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 548)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com