DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryetari Krasniqi në Klinë dhe Malishevë: Më 12 tetor bëhuni bashkë, shkoni te kutitë e votimit dhe votoni numrin 191

18 Shtator 2025
A A
Kryetari Krasniqi në Klinë dhe Malishevë: Më 12 tetor bëhuni bashkë, shkoni te kutitë e votimit dhe votoni numrin 191
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Klinë dhe Malishevë, ku ka prezantuar kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave përkatëse.

Në një tubim madhështor në Caravik të Klinës, ka theksuar se shumica e projekteve të mëdha që e kanë transformuar Klinën nga një qytezë e vogël, e lënë anash në të kaluarën në një qytet të vërtetë e mbajnë vulën e PDK-së dhe Sokol Bashotës.

Ai ka kërkuar nga të pranishmit të mobilizohen për rikthimin e Bashotës në krye të Komunës së Klinës.

“Me datën 12 tetor, të bëhemi bashkë në mënyrë solemne e të organizuar, të shkojmë te kutitë e votimit dhe të votojmë për numrin 191, për PDK-në dhe për kandidatin tonë e kryetarin e ardhshëm Sokol Bashota”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Malishevë, Krasniqi ka thënë se kjo komunë po shkon drejt një ndryshimi të madh që ka emër, fytyrë, identitet dhe është i mishëruar te kandidati i PDK-së për kryetare të kësaj komune, Dr. Gëzim Krasniqi.

“Dr. Gëzimi është shembull i një personaliteti me vlera të larta profesionale e kombëtare. Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo fëmije e çdo shtëpie në Komunën e Malishevës. Një mjek që nuk është kursyer as ditën e as natën, që nuk ka shikuar orar, por vetëm ka shikuar nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë, që si student iu bashkua UÇK-së me zemër e pa llogari personale. Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë për secilin qytetar që e do Malishevën me zemër: Dr. Gëzim Krasniqi, numri 191 – Partia Demokratike e Kosovës”, ka theksuar lideri i PDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com