DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kryeziu: Partitë opozitare nuk e pranuan votimin e fshehtë nga frika e votës së deputetëve të tyre

2 Maj 2025
A A
Kryeziu: Partitë opozitare nuk e pranuan votimin e fshehtë nga frika e votës së deputetëve të tyre
Share on Facebook

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se ka deputetë brenda Kuvendit të Kosovës që privatisht i kanë thënë se do ta votonin propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiun, për kryeparlamentare nëse ka një mënyrë tjetër të votimit.

Andaj sipas saj, partitë politike opozitare kanë dalë kundër formës së votimit të fshehtë pasi frikësohen se deputetët e tyre do të mund të votonin ndryshe.

“Ka deputetë që neve privatisht na thonë se do të votonin nëse do të votonin në një mënyrë tjetër dhe mendoj se pikërisht kjo është arsyeja pse është ndalë ky proces sot prej partive politike, sepse po frikësohen prej deputetëve që do të mund të votonin ndryshe”, ka thënë ajo të enjten në ‘Interaktiv” të KTV-së.

Kryeziu ka shtuar se këta deputetë kanë presion të brendshëm nga partitë politike ku janë.

“Mendoj se pikërisht çështja pse sot nuk u shty përpara dhe nuk u prit mirë prej partive opozitare votimi i fshehtë është te kjo sepse besoj që ekziston frika që ndonjëri prej deputetëve nëpër këto subjekte politike edhe mund të shkojë të votojë pro dhe ta zhbllokojë situatën, por ë njëjtën kohë t’i prishë planet e partive politike që kanë. Supozoj që kanë një plan që po e mbajnë të bllokuar Kuvendin, në të kundërtën mos të kishin pasur një plan nuk do ta kishin mbajtur”, ka shtuar ajo.

Derisa u pyet për bisedën e deputetit Glauk Konjufca me Gani Gecin, babanë e deputetes së LDK-së, Marigona Geci, te i cili ish-kryeparlamentari Konjufca ka kërkuar nga Geci ai votën e të bijës, Kryeziu tha se nuk e sheh si normale që ai të marrë vendim për votën e vajzës së tij.

“Duhet ta thirrni babanë e asaj vajzës (deputetes Marigona Geci) dhe ta pyesni se a është normale që ti të marrësh vendim për mënyrën se si do të mbajë qëndrim vajza juaj në Kuvend. Prej asaj se çfarë kemi parë edhe në të kaluarën, vazhdimisht është parë që babai i saj vendos për mënyrën se si do ta mbajë vajza qëndrimin në Kuvend. Nuk mendoj se ekziston një liri brenda tyre që diskutimi mbi një vendim të tillë të bëhet me Marigonën përpara se të bëhet me babanë e saj. Nuk mendoj se ata e kanë këtë liri duke e parë se si i ka mbajtur deputetja në fjalë qëndrimet e saj të vazhdueshme në Kuvend. Ky ka qenë komunikim që është bërë kaq i madh pa nevojë fare. Ka rrjedhur krejt natyrshëm dhe nuk është dashur të bëhet as publik e as të ngrihet diskutimi mbi opinionin publik mbi atë se çfarë ka ndodhur mes këtyre dy personave”, ka thënë ajo./Koha/

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 566)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 932)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com