DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e NATO-s, pasi anëtarësimi në BE “kërkon reforma politike”

6 Maj 2026
A A
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e NATO-s, pasi anëtarësimi në BE “kërkon reforma politike”
Share on Facebook

Profesori amerikan, Charles Kupchan, i cili ka shërbyer edhe si asistent special i presidentit në kohën kur Shtëpia e Bardhë drejtohej nga Barack Obama, ka folur lidhur me nismat e fundit në Uashington për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kupchan thotë se Rezoluta e iniciuar nga Kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler është një shprehje e një synimi politik dhe për momentin nuk ka shumë ndikim.

Profesori i Gerogetown University përmend politikën pezulluese të presidentit Donald Trump karshi NATO-s, krizën politike në Kosovë dhe ngecjen e dialogut, duke thënë se në këtë situatë anëtarësimi në NATO e BE s’janë në diskutim.

“Rezoluta është aspirative dhe, për momentin, ka pak efekt. Administrata e Trump-it e ka vënë në pauzë zgjerimin e NATO-s. Kosova po përjeton një periudhë të zgjatur të paqëndrueshmërisë politike; edhe një herë është duke shkuar drejt zgjedhjeve. Dialogu me Serbinë është efektivisht i pezulluar. Në këto kushte, çdo përparim drejt anëtarësimit në NATO apo BE është jashtë tryezës”, ka thënë Kupchan për Gazetën Express.

I pyetur për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga katërshja mosnjohëse e NATO-s (Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia), Kupchan ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm kur Kosova të jetë afër ose kur të ketë mbyllur problemin me Serbinë.

“Pres që këta katër anëtarë të NATO-s të ecin përpara drejt njohjes vetëm pasi Prishtina dhe Beogradi të jenë në ose afër normalizimit”, ka shtuar tutje profesori amerikan.

Në fund, Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e NATO-s, meqë hyrja në BE kërkon punë të madhe.

“Mendoj se ka gjasa që Kosova një ditë të anëtarësohet si në BE ashtu edhe në NATO. Anëtarësimi në NATO mund të vijë i pari, pasi anëtarësimi në BE kërkon reforma politike dhe ekonomike mjaft të rënda”, thotë Charles Kupchan.

Më 30 prill 2026, kongresmeni Keith Self së bashku me Kongresmenin Ritchie Torres dhe Kongresmenin Mike Lawler, i kanë paraqitur një rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve që shpreh mbështetje të fortë për integrimin e Kosovës në NATO.

Në Rezolutë thuhet se anëtarësimi i Kosovës do të ishte edhe dekurajim për përpjekjet armiqësore që synojnë destabilizimin e rajonit.

“Për më tepër, ndërsa forcat kundërshtare vazhdojnë të destabilizojnë rajonin, shtimi i Kosovës në aleancën e NATO-s do të shërbente si një kundërpeshë e nevojshme për të dekurajuar përpjekje të tilla armiqësore dhe për të parandaluar një katastrofë tjetër globale që të ndodhte në Ballkan”, thuhet në Rezolutë.

Në të njëjtën, kërkohet që SHBA të inkurajojë edhe 4 shtetet anëtare të NATO-s, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 254)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com