DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

22 Maj 2026
A A
Vjosa Osmani apo një emër nga familja Jashari për President? Çka thotë Hekuran Murati?
Share on Facebook

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë detajet rreth ekzekutimit të shtesave financiare për kategoritë e ndryshme të shoqërisë.

Sipas Muratit, për pensionistët dhe fëmijët, paratë do të dalin në xhirollogari qysh në fillim të javës së ardhshme, duke u siguruar që mjetet t’i pranojnë para festës së Bajramit.

Gjatë shpjegimit të planit të shpërndarjes, ministri në detyrë bëri të ditur se procesi do të jetë i ndarë në dy faza: Pensionistët dhe fëmijët, sipas tij ekzekutimi i shtesave do të bëhet direkt me fillim të javës së ardhshme.

“Po synojmë që ekzekutimin me bë me fillim të javës së ardhshme, pra para festës së Bajramit”, deklaroi Murati.

Ndërkohë për studentët dhe punëtorët e sektorit privat, procesi kërkon aplikim paraprak.

Aplikimi do të hapet gjatë javës së ardhshme në platformën përkatëse, ndërsa paratë do të ekzekutohen menjëherë pas përfundimit të verifikimit të të dhënave.

“Ndërsa masën për mbështetjen e studentëve dhe punëtorëve që nuk janë në sektorin publik, synimi është që javën e ardhshme të hapet aplikimi dhe varësisht nga koha që merr verifikimi do të bëhet ekzekutimi”, u shpreh ai.

Ministria e Financave ka sqaruar gjithashtu një rregull të rëndësishëm për qytetarët që mund të kualifikohen në disa grupe përfituesish.

Bëhet e ditur se individët që hyjnë në më shumë se një kategori mbështetëse (për shembull: nëse një student është i punësuar njëkohësisht) do të marrin vetëm një herë shumën përkatëse.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 554)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 934)
  • Opinione (39)
  • Showbiz (149)
  • Shpallje (1)
  • Sport (319)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com