DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kursantët e FSK-së realizojnë vizitë studimore në Shqipëri

19 Tetor 2026
A A
Kursantët e FSK-së realizojnë vizitë studimore në Shqipëri
Share on Facebook

 

Kursantët e Kursit të Rreshter Majorëve, Gjenerata 04/2027, të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë realizuar një vizitë studimore në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet institucioneve të edukimit dhe aftësimit ushtarak të Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit të FSK-së, vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Shkollës së Nënoficerëve (SHNO) dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) të FSK-së, si dhe Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Qëllimi i vizitës ishte avancimi i njohurive profesionale dhe ushtarake, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe forcimi i bashkëpunimit në edukimin dhe aftësimin e nënoficerëve të lartë.

“Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm bilateral ndërmjet dy forcave ushtarake FSK/FARSH, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe avancimin e standardeve të përbashkëta në edukimin dhe aftësimin ushtarak”

“Bashkëpunimi bilateral, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi profesional mbeten shtylla të rëndësishme për ndërtimin e nënoficerëve të përgatitur, të përgjegjshëm dhe të gatshëm për përmbushjen e misionit”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com