DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: BE-ja të përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për statusin e vendit kandidat të Kosovës

30 Qershor 2026
A A
Kurti takon drejtoren për Zgjerim të BE-së për Ballkanin Perëndimor: BE-ja duhet t’i përgjigjet Kosovës me vullnet për anëtarësim
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti priti sot në takim drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në vizitën e saj të parë në Kosovë.

 

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti tha se Kosova është lider rajonal në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat politike e liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve dhe demokracive liberale.

“Krahas linjëzimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në, si dhe përparimit në përmbushjen e reformave evropiane, ne kemi shënuar rritje të vazhdueshme ekonomike dhe për herë të parë pas 15 vjetësh Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar na kanë larguar nga listat e vendeve të brishta dhe të ndikuara nga konfliktet”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, Kurti theksoi se Bashkimi Evropian duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim, vullnetit të Kosovës për anëtarësim.

“Bashkimi Evropian është kontribues i madh në zhvillimin e Republikës sonë, ndërsa anëtarësimi është qëllimi dhe e ardhmja e Kosovës. Vullnetit të popullit tonë për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim. Statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave, janë pikënisje e një procesi nga i cili Kosova forcon demokracinë dhe zhvillohet edhe më shumë. Në takim biseduam për Planin e Rritjes, integrimin në zonën “Roam Like at Home”, Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe përfaqësimin e barabartë, sikurse edhe infrastrukturën, tregtinë, digjitalizimin e arsimin”

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 455)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com